ARRSH: Sot do të bëhet një shpërthim i kontrolluar në Palasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se, për shkak të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës.
“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim e ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

