Artistja Shkurte Fejza nga Tirana: Heronjtë tanë që na mbrojtën, po gjykohen padrejtësisht
Artistja e mirënjohur dhe e dashur nga publiku, Shkurte Fejza ishte e pranishme në protestën në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së në sheshin ”Skënderbej”. Ajo këndoi për të pranishmit këngën e saj të kthyer në hit, “Mora fjalë” dhe tha se liderët e UÇK-së po gjykohen padrejtësish në Hagë dhe për t’i mbrojtur ashtu siç ata mbrojtën shqiptarët.
”Është emocion. Janë të gjithë shqiptarë nga të gjitha trojet, shqiptarë nga të gjitha trevat gjenden këtu për të mbështetur luftëtarët e UÇK, heronjtë tanë, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Për mua është një emocion i veçantë që gjendem këtu dhe të jap kontribut sadopak me këngën time “Mora fjalë”, për t’i kënduar, për t’i mbrojtur ata siç ata na mbrojtën neve. Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen dhe organizimin, sepse shqiptarët kanë nevojë të jenë bashkë, një ditë, shumë ditë, gjithë vitin pse jo, se na mungon kjo, faleminderit”, tha këngëtarja mes të tjerash e emocionuar, teksa mbante kapelë dhe veshje me simbole kombëtare dhe të UÇK.
KOHA JONË SONDAZH

