Asnjë mashkull nuk po më kënaq në shtrat!

Pas një fotoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku Xhesika Ndoj shfaqej në shtrat me një femër, kanë lindur dyshime për prirjen seksuale të këngëtares

E pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë pjesë të errët të intimitetit të saj, Xhesika u shpreh:” “Fotoja në fjalë është shkrepur verën e kaluar në një hotel në Vlorë, ku ndodhesha për xhirimet e klipit “Vamos bailar” me Marcus Marchado. Isha në të njëjtën dhomë me një mikeshën time dhe pasi bëmë dush, pimë një cigare dhe u shtrimë për të fjetur, bëmë një foto bashkë. Natyrisht që të zhveshura do të ishim, pasi mua nuk më pëlqen të shtrihem në shtrat me pizhame”, tha ajo.

Pyetjes nëse i janë mërzitur meshkujt, dhe tani po frekuentohet më shumë me femra, ajo iu përgjigj pa asnjë kompleks: “Të them të drejtën i kam provuar si meshkujt dhe femrat në shtrat, pasi është diç­ka më se e zakonshme dhe që ndodh rëndom mes ne vajzave të showbizz­it. Por është pak e vështirë të them që jam biseksuale e aq më tepër lesbike, pasi mua nuk ia dalin dot të më kënaqin meshkujt në krevat, e jo më femrat”, tha ajo. E si për ta përforcuar këtë afeksion me gjininë femërore, Xhesika do të vijë me skena të nxehta me Kallashin, në bashkëpunimin e tyre “Luftë femrash”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pothuaj ka përfunduar projekti shumë interesant që sjell klipin mes dy femrave që tradhtojnë njëra­-tjetrën. Nuk do mungojnë skenat e nxehta dhe ato me armë”, tha ajo. Xhesika dhe Kallashi kanë postuar foto gjatë xhirimeve duke e cilësuar njëra-­tjetrën “Shoqe bitch”. Ato janë duke xhiruar në qytetin e Durrësit, ku dhe do të provokojnë si kurrë më parë me hiret e tyre, në duelin historik bionde­ brune. “Luftë femrash” vjen pas një tjetër klipi hot të Xhesika Ndojit, që titullohej “Kamasutra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?