Astronauti zgjatet në hapësirë

Astronauti amerikan, Scott Kelly duket se është kthyer nga qëndrimi pothuajse njëvjetor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, 5 centimetra më i gjatë sesa vëllai i tij binjak, Mark.

Që kur Scott u kthye këtë javë, kjo është ndër rezultatet e para të analizës së pasojave të ekspozimit afatgjatë të mungesës së gravitetit tek trupi i njeriut.

Astronautët shpesh zgjaten në hapësirë spese disqet në shtyllën kurrizore, shtypen lehtë për shkak të gravitetit në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni i Kellyt ishte pjesërisht, një shans për agjencinë amerikane të hapësirës NASA për të vëzhguar se si mund ta përballonin astronautët një mision në mars, që gjasat janë se do të zgjaste rreth një vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?