Athens condemns demolition of orthodox church in Albania

 

Prej disa vitesh shtëpitë botuese ankohen për shitjen e librave dhe uljen e numrit të lexuesve. Shkrimtarja Arlina Guma jep disa arsye se përse ndodh ky fenomen. Në një postim në rrjetin social Facebook, Guma rendit të parën mënyrën sesi Ministria  e Kulturës shpërndan fondet për botimet.

Nga ana tjetër, Guma kritikon dhe mënyrën sesi shtëpitë botuese selektojnë botime duke hedhur në treg autorët që paguajnë më shumë dhe jo ata që kanë vlera.

Postimi i plotë i autores Arlinda Guma në Facebook:

Kanë rënë shitjet e librave thonë botuesit. Po s'do mend, Ministrja e Kulturës u jep fonde botuesve që botojnë përkthimet e saj. Botuesit nga ana e tyre mendojnë ç' të fusin në xhep sot për sot, pa nesër kiameti. Pa asnjë politikë largpamëse në gjurmimin e penave që vlejnë. Ata botojnë autorët që kanë lekë, atyre që nuk u dridhet dora me një fjalë, paçka se ato që botohen mund të jenë broçkulla… e pastaj ankohen që lexuesi (me të drejtë) u ka pirë lëngun. Ndërkohë që autorët që vërtet vlejnë, janë të përjashtuar nga çdo skemë e mundshme. Karma po ju kthehet fytyrës të dashur botues… ç'të mbjellësh do të korrësh…Pa dashurinë për librin, nuk ka biznes me librin”.

SHKARKO APP