Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale performancën e realizuar nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë me rastin e festave.
“Atmosferë festive nga oborri i shkollës “Gustav Mayer”, me meloditë e fundvitit përmes programit Art dhe Zeje, si një kartolinë urimi”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell.
Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.
KOHA JONË SONDAZH

