Aurela Hoxha hap faqe fansash, i thotë vetes: “O dritë” (FOTO)


Nuk është hera e parë që në vendin tonë personazhet që synojnë famën, hapin faqe fansash dhe i administrojnë vetë. Aurela Hoxha është një prej tyre. Nëse bëni një kërkim fare modest në Instagram do të vinit re se ekzistojnë disa llogari që supozohet të jenë të hapura nga persona të tjerë, ‘fansa’ të Aurelës, që postojnë foto të kësaj të fundit dhe i bëjnë komplimente të tipit: “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj", shkruan shqiptarja.com.
Një faqe e hapur në Instagram me synimin për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbulojë nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan ‘rastësisht’ postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela.
‘Fansja’ ka harruar të çaktivizojë vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër, etj në të njëjtat data si Aurela. Pas publikimit të këtij fakti, faqja e fansave të Aurelës u mbyll, ndërsa vetë modelja bllokoi llogarinë demaskuese nga Instagrami i saj. Epo, të jesh i famshëm kërkon sakrifica. Taksirati i Aurelës që duhet të hyjë e të dalë nga një Instagram për të hyrë të tjetri, po ku ka më mirë se të jesh menaxher i vetvetes?!  

SHKARKO APP