Australia fiton Kupën e Azisë, mund 2-1 Korenë e Jugut
Trofeun e Kupës së Azisë e fiton Australia. Shumë tifozë mund të shtrojnë normalisht pyetjen se Australia është kontinent më vete, por duke qenë se është një shtet kontinent prej vitit 2006 australianët kanë vendosur të marrin pjesë në Kupën e Azisë, dhe ngritën këtë trofe falë mbështetjes së publikut vendas, pasi këtë vit ky kompeticion u zhvillua në Australi.
Australia
Australia fiton trofeun e parë të Kupës së Azisë, brenda në shtëpi, pasi mundi 2-1 në finale Korenë e Jugut, pas 120 minutave lojë. Në “Anz Stadium” të Sydney përpara 76, 385 tifozëve entuziastë, “kangurët” mposhtën pas kohës shtesë Korenë e Jugut duke fituar për herë të parë në histori trofeun e Kupës së Azisë që nga hyrja e tyre në konfederatën aziatike të futbollit, në vitin 2006. Vendosi goli i James Troisit në fundin e shtesës së parë, për trofeun. Sukses i merituar për australianët, pavarësisht se finalja ishte dramatike. Një gol në minutën e 92-të të realizuar nga sulmuesi që luan për Bayer Leverkusen në Bundesligë, Son Heung –Min, prishin disi atmosferën e vendasve, gjithsesi në fund festa ishte e gjitha për formacionin e drejtuar nga trajneri Ante Postecoglu, kjo falë mbështetjes edhe të publikut vendas.
Finalja
Sfida e zhvilluar në “Anz Stadium” ishte Massimo Loungo që me një golin e tij në çastet e fundit të pjesës së parë ngriti në delir tifozerinë vendase. Megjithatë në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt Son Heung-Min barazoi shifrat, në 1-1, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Në 30 minutat e shtesës Australia ishte më e vendosur për ta fituar sfidën dhe përpjekjet e Juric në të 105-tën u shpërblyen me golin e James Troisit, që i dha fitoren Australisë. Ndeshje pas 120 minutave përfundoi me suksesin 2-1 të formacionit vendas. Australinë ngriti në qiellin e Sydney-it trofeun e shumëdëshiruar.
Tim Cahill me shokë fituan Kupën e Azisë në tentativën e tyre të dytë, pasi në 2011 u ndalën në finale, kur u mundën në Doha të Katarit, nga Japonia. Korea e Jugut duhet të presë të paktën edhe 4 vite të tjera për suksesin që i mungon që nga viti 1960.