Autobusi i Porcelanit aksidenton këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autobusi i Porcelanit ka përplasur një burrë rreth moshës 50 vjeç.

Burime të Ora News raportojnë se i aksidentuari i kishte dalë përpara autobusit në tentativë për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrën.

Ai ka mbetur pa ndjenja në tokë ndërsa është rrethuar nga kalimtarët për ti dhënë ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambulanca ka mbërritur  në vendngjarje dhe ka dërguar në spital të aksidentuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?