
Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një nga të rejat më të fundit në transportin qytetar, autobusin turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët e Tiranës.
“Dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
