Autoriteti i Konkurrencës: ERE të rishikojë procedurat e blerjes së energjisë

Vendim ky i marrë në mbledhjen e datës 31.10.2014, pasi shqyrtoi raportin e monitorimit të tregut të importit të energjisë elektrike nga CEZ për mbulimin e humbjeve.

AK çmon gjithashtu se rekomandimet janë të vlefshme në periudhën afatshkurtër (meqënëse tenderat janë në periodicitet mujor) deri në momentin e miratimit të pligjit “Për energjinë elektrike” dhe miratimin e Modelit të ri të Energjisë.

Rekomandimet synojnë sipas tij (a) nxitjen e pjesëmarrjes në procedurat e blerjes së energjisë, (b) nxitjen e konkurrencës ndërmjet blerësve; (c) sigurimin e trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e blerjes së energjisë; dhe (d) sigurimin e integritetit, besimit publik dhe transparencës në procedurat e blerjes së energjisë elektrike dhe kosto sa më të ulëta për këto lloj transaksionesh.

“Komisioni i Konkurrencës ka rekomanduar të rishikohet vendimi 30, datë 23.3.2001 i ERE-s “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të blerjes nga KESH” duke specifikuar që pranimi, vleresimi dhe negocimi i ofertave të kryhet në prani të ofertuesve duke rritur në këtë mënyrë besueshmërinë e procesit dhe konkurrencën ndërmjet ofruesve dhe duke hapur tregun dhe lejuar të gjithë aktoret e tregut (edhe prodhuesit vendas të energjisë) të marrin pjesë në procedurat e tenderit duke e bërë në këtë mënyrë më konkurrues procesin.

 

SHKARKO APP