Avokati Beci skanon BKH-në dhe tregon pse Joni Keta është zgjidhja e duhur: Ka shfaqur integritet

Joni Keta është propozuar për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Avokati dhe ish-prokurori Eugen Beci ka bërë një analizë kritike të mënyrës se si ka funksionuar BKH deri më sot. Sipas Becit, marrëdhënia mes oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK-ut jo gjithmonë ka qenë harmonike, për shkak të sjelljes së hetuesve.

Beci e sheh emrin e Joni Ketës si garanci për rikthimin e profesionalizmit. Ai vlerësoi faktin se Keta vjen nga radhët e oficerëve të karrierës së Policisë Gjyqësore dhe jo nga jashtë sistemit.

”Joni Keta është një kandidaturë që vjen nga një përvojë e gjatë si oficer i policisë gjyqësore. Ai ka shfaqur integritet dhe do të përcjellë përvojën e punës së tij te këta hetues, që shumë prej tyre janë të rinj. Besoj se Keta do ta eliminojë këtë problematikë”, analizoi avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Joni Keta është përzgjedhur nga Komisioni i Përzgjedhjes pranë SPAK dhe emri i tij i është dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Sipas Becit, votimi në KLP pritet të jetë formalitet, pasi peshën kryesore e ka përzgjedhja nga vetë struktura e posaçme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?