Avokati i Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës

Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni janë dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit. Deputeti Belind Këlliçi thotë se Endri Shabani nuk ka asnjë lidhje me PD-në dhe nuk mund të konsiderohet kandidaturë opozitare.

“Shabani nuk ka lidhje me PD, nuk është propozim i PD por ajo ka qenë fazë e pëlqimit për të shprehur kandidaturën para komisionit të ligjeve për këtë pozicion por kur janë mbledhur kandidatura zyrtare ne nuk mund të konsiderojmë Shabanin kandidaturë tonën, se nuk ka lidhje me PD e opozitën e bashkuar.

Ne kemi kandidatët tanë Adriana Kalanë, një zonjë e nderuar një ndër zërat më kritikë në luftën kundër korrupsionit, ka paditur çdo anëtar të kabinetit protestuar para SPAK çdo javë. Kemi Besim Ndregjonin, i cili për hir të së vërtetës është i vetmi zyrtar i shtetit shqiptar që kur ka patur një funksion shtetëror ka dhënë dorëheqjen për shkak të dhunimit të përndjekurve politikë. Përfaqëson shtresën e të përndjekurve dhe këto janë kandidatura të shkëlqyera”, deklaroi Këlliçi në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do shohim nesër si do vijojë seanca. Ne kemi vullnetin e plotë për të mbështetur kandidaturat tona por nga ajo procedurë që është manipuluar teknikisht dhe janë përdorur teknikalitet për të çuar para procesin me një delfin të mazhorancës që është Endri Shabani, i propozuar e mbështetur nga mazhoranca. Endri Shabani nuk ka lidhje me PD e opozitën e bashkuar”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por firmat për Endri Shabanin janë të deputetëve të PD dhe kryesisë së PD!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?