Avokatura e Shtetit: Bankers, do mbrojmë interesat tona

 

Avokatura e Shtetit ka reaguar ndaj vendimit të arbitrazhit për kompaninë e naftës, Bankers Petrolium, duke pohuar se do merren masa për mbrojtjen e palës shqiptare. Ja njoftimi i saj:

“Avokatura e Shtetit është njoftuar për Urdhrin e Përkohshëm të Trupës së Gjykimit në Arbitrazh, në çështjen e arbitrazhit Bankers Petrolium Albania ltd kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Shoqërisë Albpetrol sh.a. Institucionet përgjegjëse shqiptare dhe Albpetrol sh.a po e shqyrtojnë Urdhrin dhe do të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshme të shtetit shqiptar në çdo forum gjykimi”.

SHKARKO APP