Azilkerkuesit dhe Europekerkuesit

Nga Arian Galdini

1. Shqiptaret po ikin, jo sepse Europa eshte e padrejte apo e deshtuar, por sepse Shqiperia qeveriset nga njerez te padrejte e te koruptuar.

2. Kur Edi Rama intelektualizon si ndershmeror duke kercenuar e fajesuar Europen dhe boshllikun e saj, si shkaktare te ikjes se shqiptareve, behet qesharak dhe deshmon se Kompleksi i Nastradinit, e ben gjithmone te mos e numeroje gomarin e tij.

3. Shqiptaret qe po ikin, kane humbur shpresen se Shqiperia ka udheheqes qe duan ta bejne Europe. Shqiptaret po ikin e do te vazhdojne te ikin sepse Shqiperia eshte bere si Autostrada e Regio Calabria qe ka 40 vjet qe nuk ndertohet sepse nuk e le MAFIA qe te ndertohet.
MAFIA dhe Politikanet shqiptare te koruptuar, nuk e lene e nuk duan e nuk do ta lene Shqiperine qe te behet. Prandaj ikin e do ikin shqiptaret.

4. Media dhe Propaganda Europiane dhe e Qeveise se Shqiperise kunder Ikjes se shqiptareve, eshte banale, e trashe, mizore, dhe e pamoralshme.
Shqiptaret nuk mund te krahasohen me sirianet.
Shqiptaret jane ne te drejten e tyre brenda Europes qe te kerkojne nje jete me te mire sepse nuk po bejne as me shume e as me pak sesa po bejne rumunet, bullgaret duke shkuar ne Itali, Gjermani, etj, apo vete Italianet qe shkojne ne Britani. Statiatikisht me shume qarkullojne italiane e franceze sesa shqiptare, serbe, e maqedone neper Europe.

5. Qeveria shqiptare dhe Opozita shqiptare, nuk duhet te bejne thirrje e propagande kunder ikjes apo ne zbulim te arsyeve te ikjes se shqiptareve. Thjesht duhet te bejne detyren e tyre per tu dhene shqiptareve shprese per nje vend me te drejte, qe mund te behet Europian nje dite.
Perndryshe, shqiptaret do te ikin jo si Azilkerkues, por si Europekerkues.
Nese nuk e bejme dot shtepine Europe, atehere ta bejme Europen shtepi.

Kaq.

SHKARKO APP