Balada e re Flori Mumajesit i thyen zemrën Besa Kokëdhimës

 

Flori Mumajesi erdhi me një baladë goditëse të cilën e prezantoi natën e dielë në Kënga Magjike. Këngëtari u rikthye fuqishëm në ketë festival me këngën e tij më të re që e ka titulluar “Me fjalë të vogla”. Menjëherë pas publikimit projekti është pëlqyer, kur edhe shumë artistë e kanë shpërndarë këngën duke i uruar fitore dhe duke e përgëzuar për të. Edhe Besa Kokëdhima njëra ndër këngëtarët që bashkëpunon me studion muzikore ThreeDots, e ka shpërndarë këtë këngë madje duke thënë: “Më theve zemrën,e dua kaq shumë ketë këngë”. A do të marrë Flori ndonjë çmim apo edhe ndoshta të dal fitues, mbetet të shihet deri në netët finale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?