Balla i ftoi të shkarkonin Metën, PD: Lufta jonë është masakra elektorale dhe kthimi i demokracisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ftesës nga foltorja e Kuvendit e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla që opozita të bashkojë votat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Bardhi thotë se lufta e PD-së është kthimi i demokracisë, dhe se çdo gjë tjetër shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.
”Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Gazment Bardhi.