Balla i përgjigjet ashpër Berishës: Kur raportonte Ina Rama këtu, ikje nga salla, apo jo Jozefinë?!
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është thyer ashpër kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
“Ishte sikur t’i kërkojë djallit që të interpretojë Biblën. Pasi dëgjuan seç thotë djalli për biblën, të shkojmë te shinat. E kam për deputetët e rinj të PD. Kur keni ardhur në 12 shtator këtu, në tryezë keni gjetur këto tre libra, të cilët rregullojnë. Ne 4 vite më parë traditën e Kuvendit e kemi vënë në libër. Në Parlamentin Europian nuk ndodh që të ngrihesh dhe të pyesësh. Por ka një rregull, pyetjet depozitohen para seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen para seancës. Zgjidheni brenda jush këtë hall që ju ka rënë. Keni 5 orë që të flisni. Ndoshta ai njeri aty, (Berisha) s’do që të flisni ju. Zgjidheni. Je dhe gënjeshtra i nivelit… Kur raportonte Ina Rama, ti largoheshe nga salla. E mban mend Jozefina?”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

