Balla ironizon opozitën për bojkotin e Komisioneve: Do t’u kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët, ka dalë në një prononcim për mediat.
Balla ka komentuar edhe deklaratat e Berishë, i cili tha se nuk do të bashkëpunim me PS në asnjë komision parlamentar pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Balla tha se PS nuk mund të shantazohet, ndërsa shtoi se emocionet do t’u kalojnë pasi të kenë ngrenë bakllavanë dhe gjelin e detit.
“Mendoj që opozita është e para që duhet të reflektojë sa i përket qasjes që duhet të kemi në Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej nesh përpara urdhrave politikë, duhet t’i bindet interesit të Shqipërisë sot. Jemi në një moment vendimtar për rrugën e anëtarësimit në BE, për të ratifikuar marrëveshjet. Dua të jem i qartë sot me publikun në radhë të parë sa i përket pozicionin tonë. Pozicion që ia kam bërë me dije dhe kolegëve të opozitës, se: kushte, kërcime, shantazhime me histori komisionesh, apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS, nuk ka. Ata ikin dhe nuk votojnë, të shohin punën e vet. Do të presim reflektim nga ana e tyre, në kushtet e javës ë kaluar. Emocionet do t’u kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë. Ne janar, me fillimin e sesionit të ri, t’i rikthehen punës. Në rast se s’do ta bëjnë një gjë të tillë, nëse e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision, ne do prishim dakordësinë për prezencën e shumicës në komisione. Do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve. Pakica s’e merr peng nevojën e reformës”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

