Balla me të riun shqiptar: I lindur në New York, por është kthyer të kontribuojë në atdhe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mirëpriti në një takim Marko Çekajn, një i ri shqiptar që ka lindur në New York, SHBA ku është arsimuar për ekonomi. Me një përvojë ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, Marko ka vendosur të kthehet në atdheun e tij për të vazhduar studimet dhe për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit, Balla u shpreh se kthimi i të rinjve me eksperiencë ndërkombëtare për të investuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri është një mesazh i fortë për fuqizimin e potencialit të vendit dhe një model frymëzimi për brezat e rinj. Marko shprehu dëshirën për të qenë pjesë aktive e proceseve zhvillimore dhe ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar me idetë e tij dhe duke ndihmuar në projekte që synojnë përparimin e vendit.

Ministri theksoi se angazhimi i të rinjve të edukuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe një shembull që tregon se diaspora mund të japë një kontribut të rëndësishëm në Shqipërinë që synon të anëtarësohet në BE deri më 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?