Balla: “Minimumi jetik në fokus”. Paralajmëron debat gjatë buxhetit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se debati për minimumin jetik do të zhvillohet gjatë seancës ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2026.

Balla tha se kërkesat e opozitës për mocione me debat janë të shumta, por këto do të përfshihen në kalendarin e seancave sipas rregullores së Kuvendit.

“Vijnë dhe kërkojnë mocion me debat për minimumin jetik, ndërkohë që po diskutohet buxheti më i madh në histori. Jemi të gatshëm që ditën e mërkurë, kur të diskutohet buxheti, të bëhet edhe ky diskutim”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se projektbuxheti 2026 parashikon rritjen më të madhe të pensioneve në 23 vitet e fundit, si dhe investime në sektorët më jetikë të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla gjithashtu komentoi protestat e opozitës, duke i cilësuar legjitime, por shtoi se këto kërkesa shpesh përdoren politikisht për të bërë presion publik.

Seanca për projektbuxhetin 2026 do të nisë të mërkurën, dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta për të folur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?