Balla në Peqin: Vota e 25 Qershorit është shumë e rëndësishme për ne

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në vazhdën e takimeve elektorale u ndal në Peqin ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Pajovë nga ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 Qershorit dhe nga ku u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion për votën nga cilado palë të vinte ai.

‘Të dashur miq, vota e 25 Qershorit është shumë e rëndësishme. Ajo as nuk duhet shitur, as nuk duhet blerë. Kush do guxojë të blejë votën e popullit në 25 Qershor do ketë probleme me drejtësinë, sepse drejtësia pas 25 Qershorit nuk është ajo që ka qenë deri para se të fillonte procesi i Vettingut. Java që vjen është një javë shumë e rëndësihme ku komisionet mbyllin fazën e parë të Vettingut. Sot kemi legjislacionin më të fortë në Europë që të parandalojë shitblerjen e votës, të parandalojë presionin e çdo zyrtari , denonconi këdo që vjen tyu bëjë presion për votën. PS as ka blerë e as do të blejë ndonjëherë vota. Prandaj është partia më e votuar në Shqipëri, ndaj do të jetë fituese në 25 Qershor dhe fituese me diferencë, jo 71, por 75 mandate do të ketë PS sepse ka popullin me vete.

Unë po e shkel cep më cep Elbasanin dhe nuk kam parë kurrë mbështetje më të madhe se kjo, sepse Shqiptarët e thjeshtë e kuptojnë fare mirë se kush është drejtimi i historisë dhe edhe populli i Peqinit do të jetë pjesë e drejtimit të duhur për Shqipërinë. “

Balla u ndal më tej në tregun e dikurshëm të Pajovës, i cili nuk ekziston më dhe fermerët nuk kanë një vend ku të tregtojnë prodhimet e tyre. Duke theksuar domosdoshmërinë e tregut, Balla tha se përveç pazarit do të ndërtohen edhe pikat e grumbullimit, të pajisura edhe me të gjithë pajisjet frigoriferike për ruajtjen e prodhimeve. Një metodë që përdoret edhe në Lushnje, duhet patjetër të ndërtohet edhe në Peqin, një nga zonat bujqësore më prodhuese në qarkun e Elbasanit, tha Balla.

SHKARKO APP