Balla: Ngjarjet e 4 Shkurtit përbëjnë një nga kapitujt më të errët të historisë së Tiranës

Në kuadër të 82-vjetorit të përkujtimit të Masakrës së 4 Shkurtit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar për nder të qytetarëve që humbën jetën gjatë kësaj ngjarjeje historike. Aktiviteti përkujtimor u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për viktimat dhe dëshmorët e rënë.

Në fjalën e tij, Balla vlerësoi Masakrën e 4 Shkurtit 1944 si një nga episodet më të rënda dhe më të dhimbshme të historisë së Tiranës. Ai e cilësoi atë si një akt të dhunshëm të terrorit nazist, të kryer me bashkëpunimin e elementëve vendas, ndaj qytetarëve të pafajshëm që u ndëshkuan për bindjet e tyre dhe për mbështetjen ndaj idealeve të lirisë, dinjitetit dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas Ballës, kjo ngjarje nuk mund të trajtohet e shkëputur nga konteksti i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila përfaqëson një moment kyç në historinë e vendit. Ai theksoi se kjo luftë përcaktoi rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist ndërkombëtar, duke e vendosur vendin në anën e drejtë të historisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar të PS nënvizoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare i dha përgjigje një prej dilemave më të mëdha historike të Shqipërisë, duke garantuar mbrojtjen e vlerave themelore të lirisë, antifashizmit dhe respektit për jetën njerëzore. Ai vlerësoi sakrificën e partizanëve shqiptarë, e cila, sipas tij, e bëri Shqipërinë një aleate të vogël në madhësi, por të madhe për nga qëndresa dhe kontributi i dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, Balla u ndal te debatet mbi interpretimin e historisë, duke theksuar se ajo mund dhe duhet të studiohet dhe të analizohet, por jo të deformohet apo të rishkruhet. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të relativizuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare apo për të vënë në dyshim simbolet e saj përbën një fyerje ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

Në përmbyllje, Balla riafirmoi se përkujtimi i viktimave të 4 Shkurtit dhe i të gjithë dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare mbetet një detyrim moral dhe institucional, si dhe shprehu angazhimin e shtetit për mbështetjen e vazhdueshme të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?