Balla pret Carricon, në qendër miqësia dhe bashkëpunimi me SHBA-në: Mbetet një partneritet i qëndrueshëm
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla priti sot në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin e Këshillit Bashkiak të Jacksonville, Kevin Carrico, përfaqësues i Partisë Republikane, në një takim të fokusuar te marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe roli i diasporës në forcimin e tyre. Gjatë takimit, Balla përcolli urimet për popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë jubile si një moment historik që simbolizon vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Postimi i plotë
Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin e Këshillit Bashkiak të Jacksonville, Kevin Carrico, përfaqësues i Partisë Republikane.
Me këtë rast, i përcolla edhe urimet më të përzemërta popullit amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një jubile historik që kremton lindjen e një prej demokracive më të rëndësishme në botë dhe vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Jacksonville është shtëpia e një komuniteti të madh dhe aktiv shqiptaro-amerikan.
Ishte një krenari e veçantë që disa prej përfaqësuesve të këtij komuniteti shoqëronin zyrtarin amerikan gjatë këtij takimi në Kuvendin e Shqipërisë, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm që diaspora jonë luan në forcimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.
Miqësia shqiptaro-amerikane mbetet një partneritet i qëndrueshëm, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe respekt të ndërsjellë
KOHA JONË SONDAZH

