Balla prezanton Rakip Sulin: Kamza do të shpëtojë nga modeli i dështuar Lulëzim Xhelal Basha
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti, morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Kamëz, ku prezantuam kandidatin e PS-së për zgjedhjet lokale, Rakip Sulin. Nëpërmjet një postimi në facebook, Balla deklaron se Kamza është shembulli më kuptimplotë i nevojës për ta shpëtuar nga modeli i dështuar Lulëzim Xhelal Basha.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Sëbashku me Blerina Gjylametin dhe Rakip Sulin morëm pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ?Kamëz, ku prezantuam vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për kandidatin tonë fitues në Zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryetarin e ri të Bashkisë Kamëz, një njeri me energji dhe përkushtim si Rakip Suli.
Po ashtu Asambleja miratoi edhe listën e “kuvendit” bashkiak me plot personalitete publike të kësaj bashkie mjekë, mësues, intelektualë, sipërmarrës, djem dhe vajza të reja, dhe sigurisht barazi e plotë gjinore.
Kamza është shembulli më kuptimplotë i nevojës për ta shpëtuar nga modeli i dështuar Lulezim Xhelal Basha. Të bindur se dalin humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli dhe Monika, opozita po tenton të bëj gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.
Zgjedhjet e datës 30 qershor janë vendimtare për fatet e vendit dhe ato do të zhvillohen me standarde. Zgjedhja është shumë e thjeshtë më 30 Qershor, duke votuar Rakipin këtu dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Partinë Socialiste, mund të ecim përpara, duke thelluar reformat që kemi ndërmarrë deri tani: Reforma në drejtësi, Paktin për Universitetin, programet kombëtare të Rilindjes Urbane të 100 fshatrave etj.
Shqiptarët në një shumicë bindëse, sikurse tregoi sondazhi i publikuar nga Delegacioni i KE në Tiranë, rreth 60% shprehen se kjo rrugë e nisur me PS na çon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, vetëm 13%? mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk po ecën mirë, pra janë ata që duan të kthehemi pas në kohën e zymtë të Bashës dhe Berishës kur mbizotëronte kaosi dhe paligjshmëria.
Është për të ardhur keq se interesat e votuesve të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë shkelen me këmbë për të mbrojtur Lulin, Monikën, Saliun dhe fëmijët e tyre. Çdo ditë që dhuna vazhdon, Shqipëria humbet.
Zgjedhja përpara çdo qytetari është e thjeshtë. Ose të besojë gënjeshtrat e Bashës dhe Monikës, ose të besojë raportet e SHBA-BE që përfaqësojnë të vërtetën dhe inkurajojnë qeverinë për punën e saj të mirë. Komisioni Europian në fund të këtij muaji konfirmon vlerësimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim?????.