VIDEO/ Balla-Berishës: Mjaft i mbushe çantat e deputetëve me bombola zjarri, Shqipërinë nuk e djeg dot më!
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka akuzuar sërish Sali Berishën se po përdor deputetë dhe kandidatët demokratët për të nxitur dhunë në protestat studentore që po mbajnë kryeqytetin mbërthyer që prej së martës.
Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale një video ku shfaqet policia duke ndaluar demokraten Ilirjana Kuçana, e cila ndodhej mes një grupi protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve shihen sende të forta dhe lëndë plasëse
“O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë! ‘Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”,-shkruan Balla në rrjete sociale.

