FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla tallet me protestën e Berishës para Kryeminitrisë: Yoga Party

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar foto nga pjesëmarrja e ulët në protestën e Partisë Demokratike këtë të hënë para Kryeministrisë.

Në protestën e tretë të Sali Berishës, duket qartë se ishin më pak të pranishëm se në protestën e 17 nëntorit dhe atë të 24 nëntorit.

”Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, në seksionin e komenteve të këtij postimi, Balla ka postuar një fotomontazh, ku duket se ekzaktësisht në vendin ku Berisha mban tubimet e tij, po zhvillohet një seancë joga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?