Balliu zbret në terren dhe takohet me qytetarët dy ditë para protestës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot takime në terren me banorë të njësisë numër 10 në Tiranë, ku diskutoi mbi situatën politike dhe sociale në vend.
Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët, Balliu u bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për datën 22, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, si një akt kundërshtimi ndaj qeverisë aktuale.
Sipas deputetit demokrat, protesta përfaqëson formën më të drejtpërdrejtë të reagimit qytetar ndaj një qeverie që, sipas tij, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ai nënvizoi se vetëm një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve mund të sjellë ndryshimin e kërkuar dhe të japë një mesazh të fortë politik.
KOHA JONË SONDAZH

