Balluku e pandehur, Dumani rrëzon akuzat nga Berisha: Se kam kër*ënuar prokurorin Prençi, ka mbështetjen time

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani hedh poshtë akuzat e Sali Berishës, i cili është shprehur se kreu i Prokurorisë së Posaçme ka intimiduar prokurorin Dritan Prençin, për të mos vazhduar hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin, Dumani theksoi se prokurorët e posaçëm janë “Zot” të çështjes së tyre, dhe si rrjedhojë puna e tyre nuk mund të diktohet, devijohet apo manipulohet.

“Nuk i komentoj deklaratat politike, por ajo që theksoj është kjo. Prokurorët e posaçëm janë të pavarur, janë zot të çështjes. Si drejtues i SPAK kam ofruar për prokurorin e çështjes, për arsye konkrete, gjithmonë mbështetjen time, solidaritetin tim, sa herë ka qenë e nevojshme ndihma ime. Në rastin konkret asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Prokurori Prenci ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjerat”,- tha Dumani.

Lidhur me informimin e publikut për hetimin ndaj Ballukut, Dumani theksoi kujdesin e SPAK për të ruajtur integritetin e hetimit dhe respektimin e të drejtave të subjektit: “Njoftimi u bë ditën që iu komunikua akuza”. Kreu i SPAK pranoi vështirësinë për të gjetur balancën mes transparencës dhe ruajtjes së sekretit hetimor. Ai sqaroi se njoftimet bëhen në fazën e ngritjes së akuzës ose kur çështja shkon për gjykim, dhe komunikimi bëhet vetëm përmes faqes zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me rrjedhjet e shpeshta të informacionit në media, Dumani shpjegoi ”Nga verifikimet e shpeshta, kur media publikon përmbajtje të dosjes hetimore, ka rezultuar se media ka marrë informacion kur ne si institucion komunikojmë me akte me personat në hetim dhe mbrojtësit e tyre. Nuk them se nuk mund të ketë rrjedhje dhe nga SPAK, por ne këtë e kemi minimizuar shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?