Balluku: Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën e tyre mbi tokën dhe punën e palodhu

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste e qarkut Fier, Belinda Balluku njëherësh depute u shpreh sot se fermerët në të gjithë vendin kanë ndërtuar investimet e tyre falë punës, por edhe mbështetjes dhe subvecioneve të qeverisë.

Në një takim me fermerë në Krutje të Lushnjës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Balluku tha se Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në Shqipëri, ku banorët kanë ndërtuar jetën e tyre mbi tokën dhe punën e palodhur, ndërsa kanë përfituar nga mbështetja e vazhdueshme e qeverisë në 12 vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi zgjedhur këtë fermë pasi është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm. Dy fermerë, me eksperienca të ndryshme në jetë, si Erion Bufasi dhe Afrim Çela, kanë vendosur të bashkojnë forcat dhe të zhvillojnë më tej aktivitetin e tyre bujqësor”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balluku vuri në dukje se historia e Erionit është dëshmi e rritjes përmes punës dhe mbështetjes shtetërore. “Erioni e ka nisur me vetëm 2 dynym tokë dhe sot ka arritur në 30 dynym ose rreth 3 hektarë. Së bashku me Afrimin, ata menaxhojnë një sipërfaqe prej 5 hektarësh, duke ndërtuar një sipërmarrje të qëndrueshme”, pohoi Balluku.

Deputetja Balluku deklaroi se fermerët kanë përfituar nga skemat e mbështetjes dhe subvencionet ndër vite, duke theksuar se këto politika kanë qenë thelbësore për zhvillimin e bujqësisë.

“Ata kanë qenë pjesë e skemave të mbështetjes dhe kanë ndërtuar aktivitetin e tyre mbi këto programe. Vetëm këtë vit kanë aplikuar për mbrojtjen biologjike, një nga skemat më të rëndësishme, e cila mbështetet me 70% të fondeve nga qeveria”, u shpreh Balluku.

Balluku u ndal edhe te përfshirja e të rinjve në bujqësi, duke e cilësuar këtë një tregues pozitiv për të ardhmen e sektorit. “Si Erioni, ashtu edhe Afrimi kanë djem që kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e prindërve. Leo 17 vjeç, ka vendosur të punojë në bujqësi dhe synon të bëhet agronom, ndërsa Odisio 22 vjeç, është tashmë pjesë e fermës dhe e sheh të ardhmen e tij këtu, në Shqipëri”, tha Balluku.

atsh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?