Balluku me ekipin e ri të administratorëve në bashkinë Lushnje: Angazhim në terren për të qenë më pranë qytetarëve
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku këtë pasdite ka zhvilluar një takim me ekipin e ri të administratorëve në bashkinë Lushnje. Teksa ka ndarë foto nga takimi, Balluku shkruan që angazhimi në terren është fokusi kryesor për të qenë pranë qytetarëve.
”Me Petrit Malaj, Eriselda Sefa dhe deputetët e zgjedhur socialistë të Lushnjes në prezantimin e ekipit të ri të administratorëve të bashkisë.
Një detyrë e rëndësishme ku angazhimi i tyre në terren mbetet fokusi kryesor për të qenë më pranë qytetarëve, shqetësimeve dhe problematikave.
Në çdo cep të territorit të bashkisë kërkohet dhe do të ketë një vëmendje maksimale. Bashkë për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

