Balluku në Kryeministri, Agron Shehaj proteston poshtë zyrës së Ramës
Belinda Balluku ndodhet në Kryeministri, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka organizuar një protestë poshtë godinës, ku kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.
”Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar”,-tha Shehaj.
Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie kundrejt Belinda Ballukut, pezullim të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Masat e sigurisë janë shpallur nga Gjykata pasditen e së mërkurës dhe u bë publik të enjten paradite. Vendimi është dhënë nga gjyqtari i GJKKO Erion Çela, pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
KOHA JONË SONDAZH


