Balluku në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Energjisë: Shqipëria me 10 % të kapaciteteve nga burimet diellore

Zëvendëskryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.

“Ministrat e Energjisë së Europës qendrore dhe juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të nivelit të lartë drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen, nën mikpritjen e qeverisë rumune, vecanërisht ministrit të Energjisë Ivan. Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.

Kam përfituar nga rasti të ndaj në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti. Bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin, për herë të parë raporti 8 mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10 % të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke e cuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm, në 90 % hidro dhe 10 % energji diellore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditë kam patur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj, me shumë nga kolegët që ishin prezent dhe gjithashtu me komisionerin Jorgensen, por dua të veçoj takimin me ministrin rumun të Energjisë, me të cilin kemi diskutuar për ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia. Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, u shpreh Balluku në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?