Balluku: Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, faqe e re zhvillimi për juglindjen
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë ka përfunduar dhe tashmë është hapur për qarkullim, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe zonave juglindore të Shqipërisë.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, publikoi në rrjetet sociale pamje nga aksi i sapondërtuar, të cilin e cilësoi si një investim strategjik me ndikim të madh në zhvillimin e rajonit.
Sipas saj, kjo rrugë jo vetëm që forcon lidhjet me juglindjen, por ofron edhe mundësi të reja për të zbuluar bukuritë natyrore të vendit. “Aksi Qukës–Qafë Plloçë është një rrugë që afron më shumë juglindjen me kryeqytetin dhe hap një kapitull të ri zhvillimi për zonën”, theksoi Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

