Balluku: Tashmë faturat e energjisë elektrike mund të paguhen edhe me kartë bankare
“Një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve!
Tashmë faturat e energjisë mund të paguhen edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të #OSHEE. Më shpejt, më thjesht dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto shtesë.
Ky shërbim i ri fillon në Tiranë dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm në të gjithë qytetet e vendit.
Një tjetër hap konkret nga OSHEE Group për ti bërë sa më të lehta shërbimet
Modernizohemi çdo ditë, për të qenë sa më afër qytetarëve“, shkruan Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

KOHA JONË SONDAZH

