Banka Botërore: 2.7% rritja e ekonomisë botërore

Sipas parashikimit të Bankës Botërore, rritja e ekonomisë botërore këtë vit do të jetë 2.7% falë rigjallërimit në sektorët e prodhimit dhe të tregtisë.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Botërore”, botim periodik që u publikua të dielën nga Banka Botërore, falë rritjes së vrullshme të kërkesave të ekonomive kryesore, rritjes së shpejtë në import-eksportet e Kinës etj., tregtia globale do të rritet 4%, ose 0.4 pikë përqindje më shumë se në janar dhe shumë më lart se niveli i vitit të 2016-s, që ishte 2.5%.

Banka Botërore parashikoi gjithashtu se në tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim, rritja vjetore këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme do të jetë respektivisht 4.1%, 4.5% dhe 4.7%. Ndërkohë, rritja e ekonomisë kineze këtë vit është vlerësuar 6.5%, ndërsa në dy vitet e ardhshme parashikohet të arrijë 6.3%.

SHKARKO APP