Banka Botërore: Borxhi publik, Shqipëria ende problematike

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet më problematike në Evropën Juglindore sa i takon borxhit publik.

”Borxhi në rajon i rritur problem mbetet Shqipëria dhe Mali i Zi”, thuhet konkretisht në raportin që Banka Botërore publikoi sot për ecurinë ekonomike për Shqipërinë dhe Europën Juglindore.

Raporti ky i rregullt ekonomik për Europën Juglindore, i cili sqaron më në detaje ecurinë por edhe problemet ekonomike me të cilat përballen vendet e Europës dhe rajonit.

Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore publikoi në faqen e saj parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në raportin e fundit të pritshmërive ekonomike globale i publikuar nga ky institucion i rëndësishëm financiar theksohet se rritja ekonomike gjatë 2014 për Shqipërinë ishte 2.1% dhe pritet të shkoj në 3 % përgjatë 2015.

Parashikimet e Bankës Botërore janë më pozitive në vitet në vazhdim ku pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkoj në 4% në 2016 dhe 4,5% në 2017.

Por nuk është i njëjti parashikim nga BERZH i cili ka parashikuar shifra shumë pesimiste vetëm 1.5% për 2014 dhe 2.5 % në 2015.

SHKARKO APP