Banka Botërore: Shqipëria vijon me rritjen ekonomike

Sipas raportit te fundit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore rritja ekonomike parashikohet të forcohet për vitin 2016, duke i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet që të jetë 3.2%, krahasuar me nivelin 2.8% në vitin 2015, dhe të arrijë 3.5% në vitin 2018. Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë 2.7% në 2016, nga 2.2% që ishte në 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në vitet 2017 dhe 2018

Për sa i përket rajoni Banka Botërore ka raportuar se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova me rritjen më të shpejtë.

Mesazhet që ka përcjellë Banka Botërore:

  • Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të rriten, duke mbështetur punësimin dhe uljen e varfërisë
  • Konsumi si pasojë e situatës së përmirësuar të tregut të punës
  • Deficitet fiskale u ngushtuan dhe nivelet e borxhit pritet të bien
  • Mjedisi i ndërlikuar global kërkon angazhim për të adresuar zhbalancimet fiskale, si dhe zbatimin e reformave strukturore.

Banka Botërore ka listuar rreziqet dhe mundësitë e rajonit.

Të jashtmet:

  • Paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare financiare
  • Politika shtrënguese monetare nga Rezerva Federale e ShBA
  • Rritje më të ulët ekonomike se parashikimet në vendet kryesore partnere tregtare për eksportet e rajonit
  • Dobësia e vazhdueshme e Greqisë
  • Tensionet politike në Turqi

Të brendshmet:

  • Zgjedhjet dhe pasiguria politike
  • Por, cikli i ri politik ofron mundësi për progres.

SHKARKO APP