Bankat, fitim rekord prej 5.8 miliarldë lekësh

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, që prej tre vitesh e gjysmë po tenton uljen e kostos së lekut, për të nxitur kreditimin dhe investimet në ekonomi, duket se ka qenë më efektive në uljen e interesave të depozitave dhe më pak ato të kredive, cka ka rritur fitimet e bankave.

Të dhënat tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, fitimet e sistemit bankar arritën në 5.8 miliardë lekë, me rritje 30%. Ekspertët e konsiderojnë jo normal një fitim të tillë, në një periudhë krize ekonomike

Politika agresive e Bankës së Shqipërisë, për të ulur koston e lekut dhe nxitur kreditimin e ekonomisë është reflektuar në mënyrë në njëanshme nga sistemi bankar, çka ka rritur ndjeshëm fitimet e bankave. Këto të fundit kanë ulur me shpejtësi interesat e depozitave, ndërsa ulja e interesave të kredive ka qenë dukshëm më e ngadaltë. Që nga shtatori i vitit 2011, kur filloi Banka e Shqipërisë filloi politikën lehtësuese monetare , norma bazë e interesit është ulur 13 herë, për të zbritur aktualisht në 2%.

Sipas të dhënave të bankës qendrore, për të njëjtën periudhë, diferenca mes interesave të kredive e depozitave është rritur nga 5.46% në shtator 2011, në 7.3% në mars 2015, një nivel rekord ky, që nga fillimi i lehtësimit monetar. Thellimi i diferencës dëshmon për riskun që perceptojnë bankat për ekonominë.

Ndërkaq politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, që prej tre vitesh e gjysmë po tenton uljen e kostos së lekut, duke nxitur kreditimin dhe investimet në ekonomi, duket se ka qenë më efektive në uljen e interesave të depozitave, ndërkohë që te kreditë është reflektuar pak. Kjo ka rritur ndjeshëm fitimet e bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 5.86 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 30% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ky nivel rekord fitimesh konsireohet si jonormal nga një pjesë e ekspertëve, të cilët argmentojnë se në një kohë krize ekonomike, si ajo që po kalon Shqipëria, ëhstë pothuajse e pamundur që bankat të realizojnë fitime të tilla.

SHKARKO APP