Bankat lehtësuan standartet për kreditimin e ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

 

Sistemi bankat në vend reflekton tregtues likuiditeti të mjaftueshëm për kreditimin e ekonomisë, biznesit dhe individëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, standardet e kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) u lehtësuan në tremujorin e dytë të vitit 2015, pasi lëvizën në kahun shtrëngues gjatë dy tremujorëve të mëparshëm. Përqindja neto e përgjigjeve për lehtësim standardesh regjistroi vlerën 10.4% ndërsa standardet për kredinë dhënë korporatave të mëdha ngelën të pandryshuara.

Sipas qëllimit të përdorimit, lehtësimi i standardeve për NVM-të u regjistrua si për kredinë e dhënë me qëllim financimin e kapitalit qarkullues, ashtu edhe për kredinë e dhënë me qëllim investimi. Lehtësimi i standardeve për NVM-të pritet të vijojë edhe në tremujorin e tretë të vitit. Bankat presin një lehtësim të lehtë të standardeve edhe për kredinë dhënë korporatave. Faktorët që ndikuan lehtësimin e standardeve të bankave në tremujorin e dytë ishin: konkurrenca në tregun bankar, gjendja e likuiditetit të bankave, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe mjaftueshmëria e kapitalit të bankës. Faktorët që historikisht kanë dhënë ndikim në shtrëngimin e standardeve, problemet specifike të sektorit dhe kreditë me probleme, kanë ulur kontributin e tyre negativ në tremujorin e dytë.

SHKARKO APP