Bankat tregtare rritën me 4,9% pagesën overdraft

Bankat tregtare në vend në fund të muajit Nëntorit 2014, rritën me 4.9% më shumë vlerën e shërbimit overdraft për individët, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, rritja e vlerës së overdrafteve në dispozicion të individëve është sinjal i përmirësimit të financimeve konsumatore në ekonomi.

Vlera totale e overdrafteve nga sistemi bankar shqiptar Janar-Nëntor 2014, ishte 8.5 miliardë lekë.

Overdrafti është një linjë e hapur kredie që mund të merret nga individët që kanë një histori të marrëdhënieve të punës prej të paktën gjashtë muaj me punëdhënësin aktual dhe ofrohet kryesisht në lekë. 

SHKARKO APP