“Bankers” njofton realizimin e transaksionit të shitjes

“Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë, duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation”.

Kështu njofton kompania e naftës që operon në vendin tonë, duke shtuar se në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

“Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes”, citon gjithashtu “Bankers”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?