Barcelona në finalen e Kupës së Botës për Klube, mjafton Luis Suarez
Mungon Lionel Mesi dhe Neymar, por pa problem për Barcelonën, sepse mjafton vetëm Luis Suarez.
Sulmuesi uruguaian shënoi tre gola, duke i dhuruar skuadrës kataluanjase finalen e Kupës së Botës për Klube.
Në gjysmëfinalen e dytë të turneut Barcelona mundi 3-0 kinëzët e Guangzhou.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrike e mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të shënuar nga Suarez në 39’. Me rikthimin në fushë, sulmuesi do të vuloste fatin e ndeshjes me dy gola të tjerë personalë. Në minutën e 50-të, urugajani dyfishoi shirat për Barcelonën dhe pasi fitoi një 11-metërsh, nga pika e bardhë e ndali topin në rrjetë. Asnjë shans për kinezët e drejtuar nga Felipe Skolari, që nuk mund të bënin surprizën e madhe.
Kështu në finalen e Botërorit të Klubeve, Barcelona shkon si favorite përballë kampionëve të Amerikës Jugore, River Plejt.
Ndeshja për trofeun e fundit të futbollit ndërkombëtar për këtë vit do të luhet të dielën.