Bardhi dhe Tabaku presin në takim ministrin gjerman për Europën: Jetike lufta ndaj lidhjeve të qeverisjes me kr*min

Kreu i grupit pralamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit me ministrin gjerman për Europën. Në një postim në Facebook teksa ka ndarë edhe foto, Bardhi shkruan se në takim ka theksuar se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve.

Postimi i plotë

Gjatë takimit e falenderova Ministrin Krischbaum për mbështetjen që ai personalisht dhe Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënvizova se integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?