Bardhi: Je nën presion nga Rama. Shpërthen Spiropali: S’më shantazhon njeri mua, përfundon aty ku e ka vendin

Një përplasje verbale u shënua në Kuvend mes deputetes së PS-së, Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhit. Në përgjigje të Bardhit, Spiropali deklaroi se nuk mund të vihet nën presion apo të shantazhohet dhe kundërshtoi pretendimin e tij se përfaqëson zërin e qytetarëve. ”Gaz Bardhi, të jesh i sigurt se nuk ka njeri këtu që të më shantazhojë mua”, u shpreh Spiropali, duke vijuar me akuza ndaj disa personave që, sipas saj, kanë pasur rol në të shkuarën politike të Bardhit.

Ajo tha se qëndron pas qëndrimeve të shprehura më herët dhe kërkoi që në debatet parlamentare të mos ndërthuren çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Spiropali e zhvendosi më pas kritikën te mënyra e organizimit të opozitës, duke akuzuar PD-në se është përqendruar rreth një individi.

”Ju nuk keni një parti, por një njeri”, tha ajo, ndërsa theksoi se ka kundërshtuar atë që e cilësoi si “kulturën e personalizimit të pushtetit”. Në përfundim të fjalës së saj, Spiropali paralajmëroi se çështjet për të cilat foli do të marrin, sipas saj, zgjidhje në një kohë të afërt. ”Mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se do zgjidhen shumë shpejt”, deklaroi deputetja socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?