Bardhi nxjerr sms e Ballës: Skenar ndërprerja e Kuvendit, urdhëroi deputetët e PS-së të vinin për votim

Pasi u përjashtua nga seanca plenare këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga jashtë Kuvendit, foli për një skenar të mazhorancës për të mos lejuar debatin. Bardhi ka denoncuar se vendimi është me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sipas Bardhit ka dalë zbuluar përmes një mesazhi që ka dërguar gabimisht në një grup whatsapi, ku urdhëron deputetët e PS të vinin për votim.

”Duan të kalojnë pa debat, raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pa ndodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të reagojmë gjithmonë sa herë të shkelet Kushtetuta e të drejtat e deputetëve.

Masat disiplinore që i jep kllouni i Taulant Ballës, nuk ka patur Kuvendi një kryetar më të dobët, ky është i nivelit që zbaton urdhrat e Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë më parë se Niko Kllouni, gabimisht Taulant Balla ngatërron grup dhe urdhëron gjithë të vetët që të vijnë në sallë të gjithë deputetët e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja. Le të shkojnë tek skenari se në Kuvend s’ka debat”,-tha Bardhi për gazetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?