Bardhi-Ramës dhe Lleshit: Rai 3, armik i jashtëm, si VOA dhe Bild

Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguan ndaj Edi Ramës dhe Sandër Lleshit, në lidhje me akuzat që këta të fundit i kanë bërë televizionit italian, Rai3, pas  dokumentarit ‘Narcotica’.

Me një shënim reagim në Twitter, Bardhi shkruan se pas VOA dhe Bild, tani në listën e armiqve të jashtëm është edhe Rai3.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Rai 3 në listën e armiqve të jashtëm të Edi Ramës dhe Sander Lleshit, bashke me Zërin e Amerikës dhe Bild-in.

Prokurori i Antimafias Italiane nuk është ‘llafe në erë’.

Karabinieria italiane nuk është ‘llafe në ere’.

Faktet e partnereve janë të pakundërshtueshme!

?Në Shqipëri është mbjellë 5 herë më shumë kanabis se vjet.

Shqipëria bazë për kokainën kolumbiane dhe heroinën afgane.

Krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet e qeverisë.

Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në parajsën e krimit të organizuar.

SHKARKO APP