
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj studentëve, duke vlerësuar trimërinë dhe guximin e tyre. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve në tubimin e paralajmëruar për ditën e shtunë, më 31 tetor, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë. ”Studentët kanë bërë krenarë me trimërinë dhe guximin e tyre çdo shqiptar. Në mbështetje të studentëve. Të shtunën, 31 Tetor, ora 12:00, përpara Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.