Basha: 3 javë me spektakël nuk e shtyn dot Madona jo më Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga mitingu elektoral në Bashkinë e Kavajës, u shpreh se kryeministri Edi Rama bën “spektakël” vetëm për të bërë bilancin me premtimet e pambajtura. Për kreun e PD-së, as Madona nuk e shtyn dot një spektakël më shumë se 3 javë, e jo më Rama.

“Kujton se do ta shtyjë me spektakël tre javë. Tre javë me variete në vend që të përballet me bilancet e tij. Mund ta shtyjë tre ditë, por tre javë me spektakël as Madona nuk e shtyn dot, jo më Edi Rama. Ora e bilancit ka ardhur. Ora e së vërtetës ka ardhur Edi Rama këtu në Kavajë. Përballu me dështimin total të mos mbajtjes së premtimeve”, tha Basha.

Më tej, Basha komentoi edhe veshjen e Ramës në fushata, ku e cilësoi si estradë por nuk ka pa përmendur as fotomantazhet e Kryeministrit në facebook, me figurat e PD-së.

“E pashë në mitingun ku prezantuan atë kandidatin tjetër që i ndërrojnë si kuajt e lodhur. E pashë. Nuk kishte çfarë thoshte në mes të Kavajës. Ka veshur tuta, bën estradë, bën karikatura me elefantë, me zebra, me cjapë, me dele. Pritni të bëjë edhe vertikalen, vetëm e vetëm që të mos bëjë asnjë bilanc, vetëm e vetëm që ta fshijë nga mendja e njerëzve premtimin për 300 mijë vende pune”.

SHKARKO APP