Basha: Edi Rama ka rritur ekonominë e tij, prandaj thotë se punët ecin mirë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ekonomia e vendit është katastrofë dhe për këtë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë çeljes së fushatës në Krujë, Basha u shpreh se Rama nuk e kupton që gjendja ekonomike e qytetarëve është e keqe, pasi është rritur ekonomia e oligarkëve të Kryeministrit.

“Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë,r efuzion të japë llogari se ku janë 300 mijë vendet e punës që premton. Ekonomia katastrofë, papunësia është ulur këmbëkryq. Edi Rama prapë së prapë thotë ekonomia është rritur, populli nuk e kupton. Edi Rama e thotë sepse ekonomia me të vërtetë është rritur, por për njerëzit me të cilët po rri, por jo ekonomia e ndershme por ekonomia e drogës dhe e krimit.  Kjo është Shqipëria e Edi Ramës. Por kjo nuk është Shqipëria për ne”, tha Lulzim Basha ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?